Skuadra e njohur italiane Parma, ka shprehur interesim për mesfushorin e Baselit Leon Avdullahu
I lindur në Zvicër, Avdullahu është me prejardhje nga Kosova. Ai e ka përfaqësuar Zvicrën në nivele të ndryshme.
Kurse, më 15 nëntor 2023 ai u thirr në kombëtaren U-21 të Zvicrës, megjithatë, të dyja ndeshjet mbeti në stol.
Vlera e 20 vjeçarit sipas websajtit ‘Transfermarkt’ aktualisht është 2 milionë euro.
Përndryshe skuadra e cila po e kërkon Parma, këtë vit është rikthyer në Serie A.