Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë takuar sot Drejtorin e AKI’së, Petrit Ajeti.
Takimi është mbajtur në drejtorinë qendrore të këtij institucioni, raporton Express.
“Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryetarja Ganimete Musliu, takuan drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, në drejtorinë qendrore të këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.