Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Dani Olmo, pritet të jetë transferimi më i ri i Barcelonës gjatë merkatos së verës.
Fabrizio Romano raporton se tashmë lojtari ka arritur marrëveshje me klubin katalunas, shkruan Indeksonline
Olmo pritet të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me klubin nga La Liga.
Barcelona pritet t’i paguajë RB Leipzigut shumën prej 55 milionë eurove.
Dani Olmo ra në sytë e çdo skuadre europiane për shkak të paraqitjeve fantastike që i bëri në Euro-n 2024 me fanellën e Spanjës ku edhe u shpall kampion Europe.