spot_img

Mickoski për incidentin në Aeroport: Janë ndjekur procedura standarde që i nënshtrohem edhe unë edhe Presidentja e Maqedonisë

spot_img

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, pas një takimi me kryeministrin Kurti, kanë mbajtur konferencë të përbashkët. Ai është deklaruar edhe lidhur me incidentin e presidentes Osmani në aeroport.

Mickoski tha se kur ka fluturime komerciale procedurave i nënshtrohet edhe ai.

“Sipas informacioneve që i kemi nga personat zyrtarë të aeroportit është se ndiqen standarde të qarta dhe procedura ndërkombëtare kur kemi fluturime komerciale, dhe se këtyre procedurave i nënshtrohem edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe të gjithë personat zyrtarë që kalojnë pjesën VIP, edhe pse dua të them se unë atë nuk e përdor.”

Ai shtoi se i vjen keq për rastin dhe se nuk dëshiron që të përsëritet. Mickoski tha se presidentja Osmani është e mirëseardhur, madje tha se nëse njoftohet ka “kënaqësinë” që ta pres si nikoqit në aeroport.

“Na vjen keq dhe nuk duam të përsëritet. Unë personalisht theksova se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës dhe radhën e ardhshme, nëse marr informatë në kohë, do të kem kënaqësi ta pres si nikoqir në aeroportin e Shkupit dhe ta shoqërojë në kohën që do ta kalojë në aeroportin e Shkupit që t’u shmangemi këtyre incidenteve dhe sjelljeve të individëve që është problemi ynë i brendshëm që do ta zgjidhim brenda shtetit tonë”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img