spot_img

U mbajt mbledhja komemorative për Izet Gjinovcin

spot_img

Të martën paradite në Sallën e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës është mbajtur mbledhja komemorative për Izet Gjinovcin.

Gjinovci, që kishte një jetë në hendboll, ndërroi jetë të hënën paradite. Prej vitit 2002 e deri në frymën e fundit e ka mbajtur pozitën e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. I ndjeri Gjinovci ishte për mbi katër dekada në hendboll, ndërsa ka kontribuar në pozita të ndryshme.

Për kontributin e çmueshëm të sekretarit të përgjithshëm Gjinovci, foli presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

“Shumë e vështirë të flas për Izetin, të cilin e kam njohur për më shumë se dy dekada. Ai ka hyrë në histori të hendbollit dhe sportit kosovar me përkushtimin, angazhimin, ndihmën dhe përkrahjen e klubeve dhe të ekipeve kombëtare të hendbollit. Ishte e këndshme të punosh me Izetin, edhe atëherë kur nuk kemi pasur mendime të harmonizuara. Por një situatë e tillë kalohej për pak sekonda. Së bashku ia kemi dalë”, ka thënë presidenti Saraçini, që ka ndarë me të pranishmit e shumtë momente të veçanta nga e kaluara e përbashkët me të ndjerin.

Ai e ka falënderuar bashkëshorten e të ndjerit, Valbonën, që i qëndroi pranë “mikut të të gjithëve” deri në fund.

“Izeti ishte i respektuar edhe në EHF, ishte kosovari i parë që nominalisht u bë anëtar i EHF-së. Me presidentin e EHF-së dhe atë të IHF-së ka folur sikur të njihen për shumë e shumë vite. Ai është prej njerëzve që ka dhënë shumë më tepër për hendbollin se ndoshta për familjen e tij. Është e vështirë të ndahemi me të në këtë mënyrë. Por, çdo pikë loti që na shkon është edhe gëzim që kemi pasur pranë një njeri si ai”, ka shtuar presidenti Saraçini.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, për personalitetin e Izet Gjinovcit foli Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ajo e ka cilësuar Gjinovcin doajen të hendbollit dhe sportit kosovar.

“Ishte frymëzim, shtyllë kyçe e zhvillimit të sportit të Kosovës. Vepra e tij është motiv e frymëzim për gjeneratat e reja. Izeti ka qenë prej të paktëve nga komuniteti sportiv prej të cilit kam dëgjuar rrëfime për sportin e Kosovës”, ka thënë zëvendësministrja Osmani.

Në emër të familjes ka folur bashkëshortja e të ndjerit, Valbona.

“20 vjet më parë mora rrugë për në Prishtinë. Për 20 vjet më dha dashuri e kujdes. Por nuk isha dashuria më e madhe e tij. Dashuria më e madhe e tij ishte hendbolli. Ishim si në dy anë të peshores, ndërsa hendbolli fitoi. Ishte aq i fortë sa që nuk mendonte sëmundjen, por vetëm rezultatet e hendbollit”, ka thënë ajo, duke falënderuar Dr. Ilir Kurtishi për kujdesin e madh për plot tri vjet ndaj të ndjerit. Valbona Gjinovci ka falënderuar edhe gjithë bashkëpunëtorët e të ndjerit, duke veçuar Muhamet Arifin, asistentin e tij.

“Ai ishte si djali i Izetit e tani është si djali im”.

Në fund për personalitetin e Izet Gjinovcit foli edhe miku i tij, Sokol Axhemi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Makërmal, në komunën e Skenderajt.

NGJARJE TË TJERA

spot_img