Një person nga Lushnja është diagnostikuar me virusin e Nilit, i cili vjen si pasojë e pickimit nga mushkonjat.
63 vjeçari që jeton në Shqipëri është larguar drejt shtetit të Greqisë për kurim, ku mjekë grekë e kanë konfirmuar për mediat në Shqipëri se personi është i prekur nga virusi.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e ka dezinfektuar zonën ky dyshohet se është prekur nga mushkonjat shtetasi shqiptar.
Se duhet të ketë kujdes nga mushkonjat, sidomos gjatë kohës së verës, pasi virusi i njohur si “Nil” është shpërndarë në shumë vende të botë, ka bërë thirrje edhe Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.
Çfarë është virusi NIL 👇
Virusi i Nilit është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë sëmundje të rënda, përfshirë meningjitin dhe encefalitin, të cilat mund të jenë potencialisht fatale. Ky virus përhapet kryesisht përmes pickimeve të mushkonjave që janë të infektuara. Ndikimi i tij mund të jetë më i rrezikshëm për individë me sistem të dobët imun, siç janë të moshuarit ose ata me sëmundje të tjera kronike. Kujdesi ndaj parandalimit dhe mbrojtja nga mushkonjat janë të rëndësishëm për të minimizuar rrezikun e infeksionit.