Ka përfunduar dita e 12-të në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, derisa u thyen disa rekorde olimpike dhe botërore.
As të martën e 6 gushtit nuk mungoi spektakli, ndërsa jemi në ditët e fundit të garave, pasi përfundojnë të dielën e kësaj jave.
Padyshim se kishte garues nga më të ndryshmit në shumë disiplina, duke sjell kështu edhe ndryshimin në renditjen e medaljeve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rikthyer shpejt në vendin e parë, pasi sot fituan katër medalje të artë, ndërsa në total kanë shkuar kanë shkuar në 86 sosh: 24 të arta, 31 të argjendta dhe 31 të bronzta.
Kina ra në vendin e dytë, pasi shtoi vetëm një medalje të artë, derisa në total kanë 58: 22 të arta, 20 të argjendta dhe 16 të bronzta.
Top treshen e mbyll Australia, që ka në total 35 medalje: 14 të arta, 12 të argjendta dhe 9 të bronzta.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të top 10-shes për medaljet e fituara nga 10 ditët e Lojërave Olimpike.