spot_img

Ronela Hajati: Më kanë ngacmuar 80% e estradës

spot_img

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e intervistuar për ‘Pushime On Top’ ka rrëfyer se në fillimet e karrierës së saj e kanë ngacmuar 80% e estradës shqiptare. Ronela është shprehur se në këtë kohë që flasim ajo nuk është duke flirtuar me askënd dhe se e ka shumë të vështirë të bjeri në dashuri për shkak të moshës.

Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë ose…

Ronela Hajati: Njerëz jemi, (qesh). Po më ka ndodhur.

Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.

Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit.

Eni Shehu: Ndonjë lidhje në Big Brother do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?

Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur snuk shumë, kupton.

Kujtojmë që disa vite me parë Ronela Hajati u përfol për një lidhje dashurie me Young Zerkën.

Edhe pse ata prej vitesh rrinin gjithë kohën bashkë, në të gjitha intervistat, marrëdhënien e tyre e cilësuan thjesht si miqësi dhe bashkëpunim. Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë. Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë.

Më pas çifti u vu re se i kishin prishur marrëdhëniet e tyre pasi nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe nuk bënin as dalje pubike më bashkë.

Young Zerka gjatë një interviste për emisionin “Thumb”, kohë më parë, pyetjes nëse është çift apo single, iu përgjigj: “Normal që single”, duke treguar edhe duart në të cilat nuk kishte asnjë unazë.

Po, a je në kërkim të dashurisë?”, e pyeti gazetari. “Në kërkim të shpirtit të lirë,” tha Zerka, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Ronela Hajati. Nga ana tjetër, Ronela u rikthye në festivalin  “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e ka lënë për një tjetër.

U tha se kjo është këngë që i dedikohej vuajtjes pas ndarjes nga Zerka, ndërkohë që gjatë performancës, Ronela interpretoi dhimbjen e saj shpirtërore pas ndarjes nga partneri, duke bërë edhe prekje intime në skenë, një guxim ky skenik që mund të themi se është kthyer në stil personal për Ronelën.

Asaj kohe portalet kanë nxjerrë si arsye të ndarjes faktin se Ronela dëshironte ta zyrtarizonte këtë lidhje, pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu, ndërkohë që Zerka aspironte tjetër gjë, të qenurit shpirt i lirë, gjë që, mesa duket, nuk e arrinte dot duke qenë në një lidhje.

Zerka asnjëherë nuk ka folur publikisht për Ronelën, përveç ditëlindjes së saj kur i bëri një dedikim në “Instagram”, që prapë linte vend për interpretim, nëse ishte urim për të dashurën e zemrës apo për kolegen dhe mikeshën. Duke u bërë bashkë dhe duke i dhënë koncertet gjithmonë çift, ata u komentuan si një tjetër çift i dashuruar në tregun e muzikës, mes shumë të tjerëve që janë krijuar këto vitet e fundit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img