Skuadra e madhe italiane, Sampdoria do të ketë dy talentë kosovarë brenda saj. Pak muaj më parë me Sampdorian nënshkroi supertalenti kosovar, Leon Zeqiraj, mbrojtës i përfaqësueses U19 të Kosovës.
Bashkëlojtar me Zeqirajn tani do të jetë edhe Adam Hasani. 15 vjeçari që poashtu është anëtar i grupmoshave të Kosovës ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën e njohur italiane.
Hasani menaxhohet nga kompania e njohur italiane ct10managemet_itscouting, që administrohet nga emra të shquar si Emiliano Andreocci, Francesco Totti dhe Giovanni de Montis.