spot_img

Në nismë të edicionit të ri të futbollit kosovar!

spot_img

Shkruan/ Alban Lumi

Në fundjavë nis të rrokulliset topi për kampionatin e ri në futbollin kosovar. Eliten si edhe në vitet e fundit e përbëjnë dhjetë ekipe. Përveç kampionit, garë interesante zhvillohet edhe për dy pozitat pasusese që dërgojnë direkt në garat evropiane (një vend është i rezervuar për fituesin e Kupës së Republikës), vetëm në rast se fitues janë tri ekipet që klasifikohen të parat, atëherë edhe pozita e katërt dërgon në arenën evropiane!

Këtë herë skuadrat hynë me ndryshime më të mëdha, derisa më posht mund të gjeni përmbledhjen në pika të shkurtëra për secilin anëtar të Superligës.

Ballkani me shumë ndryshime: Pa Gripshin, Delloven, kapitenët Kuç e Thaqi, Korenica (i mbaroi huazimi), Lima spo shihet aty pari! Megjithatë arma kryesore e kampionit, trajneri Ilir Daja ende shihet në Suharekë! Po ashtu edhe disa ardhje, janë premtuese për suharekasit që ta kërkojnë tirullin e katërt me radhë!

Llapi përkundër eliminimit ekspres nga Europa League e Conference League, edhe këtë kampionat pritet ta thotë fjalën e vet. Pa sulmuesin kryesor Muhamet Hyseni, llapjanët sërish janë arrë e fort për rival.

Drita e motivuar, pas disa orvatjeve viteve të kaluara për ta kaluar rrethin në Conference League, këtë herë ia doli të shkel rrethin e tretë e me trajnerin Ramadani vlerësohet realisht për titull!

Malisheva me trajnerin kampion kosovar sa ishte me Dritën, Bekim Isufi e duke ruajtur përbërjen që dolën në Evropë, këtë herë me tri, katër prurje mund të bëjnë befasi….

Gjilani pasi emëroi trajnerin Nuhiu dhe prurjen e disa futbollistëve mëtojnë të rikthehen te skuadra e rrëzikshme!

Prishtina, klub me traditë por me skuadër e trajner të ri, vetëm pas disa javësh mund të na jep përshtypjet e një skuadre reale!

Dukagjini, pas katër viteve për herë të parë pa Dallkun e me buxhet solid vështirë se do të jetë në mëtim të Ervopës, megjithatë kjo skuadër para adhuruesve të vet sërish pritet ta thotë fjalën kryesore.

Feronikeli pasi siguruan mbijetesën tani mëtojnë më shumë. Deri në ditët e fundit po prezanton futbollistë të ri, pritet me kërshëri nisma e kampionatit të ri! Drenicakët udhëhiqen nga ish futbollisti Shefki Kuqi, që kishte paraqitje në Premier League e Finlandën. Por që si trajner nivelet e larta i ka nis nga Kosova.

Ferizaj i rikthyer shpejt në elitë me drejtues serioz e skuadër modeste, besohet se nuk do t’ia lë rastit këtë herë! Trajneri Arsim Abazi do të promovohet në garat elite, derisa si futbollist kishte lë gjurmë.

Suhareka klub i organizuar mirë, pas një viti ekzistencë garon në elitë, mbetët të shihet sa e ka konsoliduar ekipin për garat e më të fortëve! Ata angazhuan trajnerin, Shpëtim Duro, derisa në stafin peofesional llogarisin edhe në Debatik Curri, ish lojtar i kombëtare shqiptare e fitues i Kupës së Kosovës me Prishtinën si kryetrajner!

NGJARJE TË TJERA

spot_img