Ekipi olimpik i Kosovës, i drejtuar nga trajneri Driton Kuka, e ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Trajneri Kuka i ka postuar në rrjetet sociale dy fotografi, ku shihet duke vendosur lule tek varri i heroit kombëtar, Adem Jashari, ndërsa ekipi olimpik u përul përpara dëshmorëve dhe martirëve të kombit, shkruan “Gazeta Express”.
Krahas Kukës, në këtë vizitë të pranishëm ishin edhe trajnerja dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, fituesja e dy medaljeve olimpike, Distria Krasniqi dhe medalistja më e re olimpike e Kosovës, Laura Fazliu, si dhe xhudisti Akil Gjakova dhe trajneri Fatos Tabaku.
Distria dhe Laura madje i mbanin me vete edhe medaljet olimpike që i fituan së fundmi në “Paris 2024”.