spot_img

Zbulohet kush janë dy personat që u kapën me mbi gjysmë kg drogë në Prizren

spot_img

Pas një aksioni të Antidrogës që u zhvillua mbrëmë në mesnate në një shtëpi në rrugën “Mbreti Pleurat” në Prizren, që rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar si dillerë, si dhe konfiskimin e mbi gjysmë kilogrami drogë.

Policia ka arritur të kap rreth 150 qese me mbi gjysmë kilogramë drogë e llojit marihuanë, pas bastisjes në një shtëpi.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat që përfunduan në pranga të Policisë janë Egzon Kryeziu dhe Jasin Mazreku, të dy rreth 20-vjeçarë.

Kryeziu dhe Mazreku po dyshohen për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Droga e ndarë në sasi të ndryshme nëpër qese dyshohet se ka qenë e përgatitur për shitje nga dy të dyshuarit.

Përveç narkotikëve, Policia ka sekuestruar edhe pajisje të tjera për përpunimin e drogës, para të gatshme, thika e dëshmi të tjera, që do të shfrytëzohen si prova materiale.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img