spot_img

Hoxha: 99 për qind e bizneseve në gastronomi janë para bankrotimit

spot_img

Qeveria e Kosovës pas rritjes së rasteve me Covid-19 si dhe rritjes së numrit të të vdekurve si pasojë e infektimit me coronavirus dje në mbledhjen e mbajtur ka propozuar disa masa shtesë anti-Covid, në parandalim të përhapjes edhe më tej të rasteve.

Në këto masa parashihet edhe ndalimi i qarkullimit nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, kurse po ashtu sipas vendimit të ekzekutivit, sektori i gastronomisë do të mbyllet nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Po ashtu, edhe gjatë kohës së lejuar kafiteritë edhe restaurantet lejohen të punojnë vetëm në tarraca dhe me shërbimin merre me vete “Take Away”.

Por, nga Shoqata e Gastronomëve këto masa nuk po shihen edhe aq të mira.

Ardian Hoxha, në Info Magazinë në Klan Kosova deklaroi se ky sektor ka qenë më i godituri gjatë pandemisë.

Hoxha tha se 99 për qind e bizneseve janë në prag të bankrotimit.

“Ne jemi si sektor i gastronomisë, jemi edhe si qytetarë të vendit. Edhe ne e ndjejmë situatën e rënduar me pandeminë. Nuk është menaxhuar mirë me pandeminë. Një herë ishte shumë e kufizuar dhe një herë shumë e liruar. Edhe popullata nuk e ka menaxhuar mirë situatën, sepse ne nuk e dinim se si të veprojmë. Nëse kjo i vret të gjithë a mund të shpëtojmë. Dhe kur e pamë se me karantinim mund të tejkalohet situata, atëherë filluam me u çliruar. Gastronomët nuk i kanë menaxhuar më së miri. Ky sektor ka qenë më i godituri. Shumë nga bizneset kanë qenë para falimentimit për shkak të pandemisë. Ka biznese që i kanë punët mirë por që nuk kanë menaxhuar mirë me masat. Por dikun 99 për qind e bizneseve janë para bankrotimit. Ka biznese që nuk janë hap fare dhe janë në gjendje të rëndë. Dasmat dhe klubet e natës nuk janë lejuar fare të punojnë. Ka shumë punëtorë që nuk kanë marrë fare paga”, tha ai.

Ai theksoi se njerëzit janë para kolapsit ekonomik.

“Njerëzit janë para kolapsit ekonomik. Njerëzit kanë obligime. Kanë kredi, kanë hipoteka. Ata mund të humbasin pasurinë. Qeveria në asnjë masë nuk ka dëgjuar. Prej marsit deri më tash. A mendoni se e kanë luksin punëtorët me ndejë pa paga. Qiraxhinjtë kanë filluar ta kërkojnë qiranë, edhe kanë filluar të paguhen kreditë edhe taksat”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, qeveritarët dhe partitë politike po bien në kundërshtim me porositë e veta duke mos i respektuar masat anti-Covid.

“Manualet nuk mjaftojnë për të respektuar masat. Neve na thonë mos i pranoni brenda më shumë se 50 vetë, e vet anëtarët e qeverisë mbajnë mbledhjet me nga 100 veta. Masanej dalin edhe në protesta 5 mijë persona. Qe disa muaj qindra punëtorë janë papunë. Unë i kam 110 punëtorë që janë pa paga që disa muaj. Janë edhe disa klube të natës”, tha Hoxha.

NGJARJE TË TJERA

spot_img