spot_img

IKD: Qeveria dhe Kuvendi shpërfillin Kushtetuesen, cenohen të drejtat e mijëra shërbyesve civilë

spot_img

Instituti i Kosovës për Drejtësi konsideron se mosmiratimi i Ligjit për pagat në sektorin publik nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës brenda afatit të përcaktuar sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, paraqet shkelje të këtij aktgjykimi, shpërfillje të kësaj gjykate, shkelje të Kushtetutës, cenim të të drejtave në shtesë të pagës sipas përvojës së punës të dhjetëra-mijëra shërbyesve civilë në Kosovë.

“Me vendimin e datës 23 dhjetor 2023, Gjykata Kushtetuese (GJK) vendosi që të shpallë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës disa dispozita të Ligjit për pagat në sektorin publik dhe të njëjtat i shpalli të pavlefshme. Për disa të tjera, përveç që i shpalli në kundërshtim me Kushtetutën, kjo gjykatë urdhëroi Kuvendin e Kosovës që për të njëjtat të nisë ndryshimet ligjore të nevojshme e të domosdoshme në mënyrë që të korrigjohen dispozitat e papërshtatshme brenda një afati prej gjashtë muajve prej se kur aktgjykimi në rastin numër KO79/23 hyri në fuqi më 1 shkurt 2024”.

“Ky vendim i GJK-së ishte një hap i rëndësishëm në mënyrë që reforma e nevojshme në sektorin publik, të përcillet me siguri për punonjësit në mënyrë që këta të fundit të kompensohen në mënyrë të drejtë për përvojën dhe angazhimin e tyre profesional. Gjykata rrëzoi dispozitën ku dhjetëra-mijëra shërbyesve civilë i’u përgjysmua e drejta e shtesës së përvojës së punës, nga zero pikë pesë përqind (0.5%) në zero pikë njëzetë e pesë përqind (0.25%) në vit, duke e përgjysmuar shtesën e përvojës së punës për pesëmbëdhjetë (15) vitet e para, rrjedhimisht lartësinë e pagës për të gjitha kategoritë e funksionarëve/zyrtarëve/nëpunësve që hyjnë në fushëveprimin e ligjit të kontestuar, përkatësisht duke përcaktuar shtesë të përvojës dyfish më të ulët në krahasim me legjislacionin paraprak sa i përket pesëmbëdhjetë (15) vjetëve të para të përvojës së punës”.

Sipas IKD-së, “përkundër dijenisë së Qeverisë dhe Kuvendit…, e për më tepër që një aktgjykim i tillë i’u dorëzohet të dy institucioneve dhe publikohet në faqen zyrtare të GJK-së, është shqetësuese dhe e papranueshme që prej kalimit të më shumë së gjashtë muaj e 13 ditë që nga shpallja e këtij aktgjykimi, asnjë nga institucionet e lartcekura nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për të përmbushur detyrimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Në vend që të vepronin për t’i adresuar problemet e evidentuara dhe për të përfshirë Projektligjin për pagat në programin legjislativ për vitin 2024, institucionet e Kosovës, kanë shpërfillur kërkesat e GjK-së”.

IKD-ja, konsideron se kjo neglizhencë nuk është thjeshtë një mangësi administrative, por mosveprimi i tillë përbën një shkelje të Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç ndodhi në vitin 2023 me vonesat në miratimin e ndryshimeve në Ligjin për skemat pensionale dhe me Ligjin për zyrtarët publikë.

Ky institut thekson se përgjatë shtatë muajve të këtij viti, mosinicimi i këtij projektligji dhe moshyrja në fuqi brenda afatit të përcaktuar nga GJK, ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja të rënda për të drejtën e pagesës për dhjetëra mijëra shërbyes civilë në Kosovë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img