Nga e shtuna e kaluar është kthyer i nxehti afrikan në Kosovë.
Gjatë kësaj javë temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.
E temperaturat pritet të bien nga data 18 gusht.
Kjo u bë e ditur nga Besim Aliu, i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Aliu tha për Klankosova.tv tha se ato do të ndryshojnë për gjashtë apo shtatë gradë Celsius.
“Deri më datë 18, do të mbretërojnë këto temperatura. E pas kësaj pritet të kemi rënie të temperaturave për gjashtë apo shtatë gradë Celsius, duke iu përshtatur kushteve klimatike në stinën të cilën ndodhemi “, tha Aliu për Klankosova.tv
“Në viset e larta malore do të krijohen edhe kushte për reshje që do ta freskojnë sado pak këtë ajrin e nxehtë që po mbizotëron këtyre ditëve”, tha ai.
Ndryshe, IHMK-ja në njoftimin e fundit iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.
Në njoftim thuhet se nga ora 9 e deri në 17, ata luten që të mos iu ekspozohen direkt rrezeve të diellit.