Brajan Gruda është futbollisti më i ri i Brighton & Hove Albion, ku klubi anglez ka zyrtarizuar transferimin e shqiptarit, nga Mainz.
Brighton është nga skuadrat më simpatike vitet e fundit në ishull, ku kanë arritur që të shesin talentët e tyre, strategji e cila përdoret vazhdimisht.
Për nënshkrimin e Grudës, flasin trajneri Hurzeler dhe drejtori teknik Weir.
“Jam shumë i kënaqur që do ta kem mundësinë të punojë me Brajanin. E kam parë ndikimin e tij të madh që ka pasur në Bundesligë në edicionin e kaluar dhe është lojtar që e admiroj shumë. Premier League do të jetë sfidë ndryshe, por mezi pres që ta nis punën me të dhe ta ndihmojë zhvillimin e potencialit të madh që ai e ka”, ka deklaruar trajneri Fabian Hurzeler.
Për shërbimet e Grudës ka folur edhe drejtori teknik i klubit anglez, David Weir.
“Jemi të lumtur që e kemi sjellë Brajanin në klub. Ai ka qenë lojtar të cilin e kemi ndjekur për kohë të gjatë dhe ka luajtur tashmë në nivel të lartë në Bundesligë. Ai është lojtar të cilin Fabiani e njeh mirë dhe mezi pret ta nis punën me të”, është shprehur Weir.