Në mars, aktorja turke Beguzar Korel u bë nënë për herë të dytë. Ajo tani është në periudhën pas lindjes, por ajo nuk ka asnjë shqetësim të tregojë trupin e saj në këtë fazë.
Ajo është krenare për të gjitha shenjat në lëkurë dhe celulitin që i ka dhënë shtatzënia.
Aktorja turke ndau fotografi të vetes duke pozuar në bikini, katër muaj pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.
Ylli 37-vjeçar e ka marrë me sportivitet dhe vazhdimisht është duke bërë shaka për shtimin e peshës së saj.
Në përshkrimin ajo shkroi një mesazh, i cili duket se është shkruar nga një tabloid:
“Berguzar Korel është fotografuar në bikini. Aktorja e njohur tërhoqi vëmendjen me peshën e shtuar. Pesha e Berguzar nuk ka kaluar pa u vënë re. Ajo nuk arriti ta merr vetën pas shtatzënisë. Çuditërisht, fotografia nga Berguzar tërhoqi vëmendjen e saj për shkak të celulitit dhe peshës së shtuar pas lindjes “.
Ndryshe ajo dhe burri i saj janë munduar në maksimum të qëndrojnë të distancuar për shkak të koronovirusit.