Elvis Rexhbecaj e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në futbollin gjerman.
Mesfushori kosovar ka qenë titullar në Kupën e Gjermanisë në ndeshjen Viktoria Berlin – Augsburg.
Rexhbecaj e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë në fitoren e thellë të Augsburgut 4-1 në udhëtim.
26-vjeçari ka shënuar gol në minutën e 33-të pas asistimit nga Tietz.
Një nisje e mbarë për Rexhbecajn, i cili në shtator do të grumbullohet nga Kombëtarja e Kosovës.