spot_img

Ferizaj në Malishevë merr pikën e artë

spot_img

Malisheva ka zhvilluar ndeshjen e parë në sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligë.

Në ndeshjen e parë skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka barazuar me Ferizaj me rezultat 1-1.

Pjesa e parë i ka takuar Ferizajt me raste, por golin e shënuan vendasit.

Albion Kurtaj, Betim Haxhimusa, Edon Sadriu dhe Arlind Shabani patën raste të mira shënimi, por pa sukses.

Megjithatë në minutën e 41-të të ndeshjes erdhi goli i parë në ndeshje me autor Fatjon Bunjakun.

Talenti kosovar doli përballë portierit mysafir dhe me një goditje të lehtë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë interesante me disa raste nga të dyja skuadrat.

Ferizaj kishte më shumë nga loja dhe në fund arriti të barazonte rezultatin në kohën shtesë.

Ishte sulmuesi i talentuar Redon Syla që me një gjuajtje spektakolare nga distanca shënoi për 1-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe dy skuadrat fituan nga një pikë, me Ferizajn që ndodhet në krye të tabelës me katër pikë, derisa Malisheva ka një sosh.

NGJARJE TË TJERA

spot_img