Ferizaj ka vazhduar me përforcime, derisa tani ka përforcuar repartin ofensivë.
Sulmuesi nigerian, Abdeen Temitope Abdul është transferimi më i fundit i skuadrës bardhekaltër.
29-vjeçari ka luajtur më parë në kampionatin shqiptar ku shkëlqeu me fanellën e Skënderbeut.
Abdul ka përvojë kryesisht në futbollin e Maltës duke luajtur për skuadrat si Gzira, Pembroke, Gudja e Pieta, derisa ka luajtur edhe në Malajzi me Penang dhe në Islandë me Dalvik/Reynir.
Njoftimi i plotë nga Ferizaj:
Mirë se vjen, Abdeen Temitope Abdul
FC Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul.
Abdul së fundmi ishte pjesë e skuadrës Dalvik në Islandë, kurse në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Skënderbeut ku në 24 ndeshje shënoi 12 gola.
Me transferimin e sulmuesit Abdul ne e kemi shtuar cilësinë në fazën ofensive.