Drita ka pësuar humbje si mysafir në ndeshjen e parë të play-offit ndaj Legias me rezultat 2-0.
Drita ka arritur të ruajë portën në pjesën e parë edhe pse mbeti me dhjetë lojtarë në fushë.
Hasan Gomda ishte ai që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të, pasi që rasti u shikua në VAR dhe u vendos që ndërhyrja e tij ishte si lojtar i fundit.
Edhe me dhjetë veta, Drita arriti të mbahet mirë duke e ruajtur portën dhe fal pritjeve të Faton Malokut.
Të besuarit e Zekirija Ramadanit arritën të mbaheshin deri në minutën e 56-të, kur Blaz Kramer shënoi me kokë për 1-0.
Sulmet e skuadrës polake vazhduan, kjo edhe pse Drita ishte me një lojtarë me pak.
Marc Gual arriti të shënojë për 2-0 në minutën e 83-të, duke i dhënë polakëve epërsinë prej dy golash.
Deri në fund Drita arriti të mbahej pa e pësuar golin e tretë, duke marr një rezultat të mrië duke e parë rrjedhën e ndeshjes.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.