spot_img

Prishtina fiton ndaj Ferizajt si mysafir

spot_img

Prishtina ka marr fitoren e parë në këtë kampionat, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 3-1 si mysafir në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës. 

Prishtina që kishte pushuar në javën e dytë, pasi që ndeshja ndaj Dritës nuk u zhvillua e nisi fuqishëm përballen ndaj Ferizajt. 

Zhvillohej minuta e pestë, kur Dion Gallapeni asistoi te Sunday Akinbule, i cili me një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës shënoi për 1-0. 

Nuk vonoi shumë dhe Prishtina shënoi edhe golin e dytë, ku sërish Gallapeni dhe Akinbule ishin në bashkëveprim, me mbrojtësin që përfitoi duke fituar një top, duke asistuar te Akibule që shënoi për 2-0. 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe e dyta doli të jetë shumë interesante. 

Në minutën e 63-të, ndeshja u hap, ku Ferizaj arriti të shënojë me anë të Planet Veselit i cili me një goditje të fortë shënoi për 2-1. 

Por Prishtina nuk u dorëzua dhe me një kundërsulm të shpejtë arriti të kthejë epërsinë prej dy golash. 

Akinbule asistoi te Ardian Muja, i cili kaloi fillimisht një mbrojtës dhe pastaj me një gjuajtje të fortë tundi rrjetën për 3-1. 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Prishtina e Ferizaj tani kanë nga 4 pikë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img