Malisheva e ka befasuar Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur me rezultat 1-0 në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë nuk është se solli shumë raste shënimi, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.
Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Malisheva mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi mesfushori Robert Mathieu Ndjigi u ndëshkua me karton të kuq.
Por kjo nuk e demoralizoi Malishevën, pasi që me të filluar pjesa e dytë arritën të shënonin.
Golin e shënoi sulmuesi Fatjon Bunjaku në minutën e 55-të, pas një asistim të Arbër Pirës për 1-0.
Malisheva rrezikoi të shënonte për 2-0 më Drilon Hazerolljan, por gjuajtja e tij u prit nga Ilir Avdyli.
Llapi provoi në të gjithë forcat të shënonte, ku Ahmed Januzi kishte rast të mirë, por nuk ia doli.
Në fund Malisheva arriti të marr tri pikë të rëndësishme në Podujevë.