Që marrëdhënia mes Arsenal-it dhe Mesut Ozil-it nuk ishte me ajo e mëparshmja kjo dihej. Fantazisti Topçinjve është prej kohësh në qendër të disa zërave që e japin drejt largimin nga Londra.
Pavarësisht deklaratave për ta respektuar kontratën që ka me Arsenal-in, zërat nuk kanë ndërmend të ndalen. Shtypi anglez, në fakt, ka zbuluar të ardhmen e gjermanit.
Ozil duket se po planifikon lamtumirën. Sipas The Sun, lojtari mund të transferohet në Amerikë ose në Turqi te Fenerbahce.
Ai duket se u ka thënë miqve të tij se këto janë dy mundësitë e vetme që po merr në konsideratë.