spot_img

Dardanët dhe FFK me një nismë interesante

spot_img

Tifozët e kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’  kanë marr një iniciativë interesante për numrin e rritës së tyre, ka njoftuar kryetari i tyre, Lulzim Berisha.
Ata kanë marr përkrahjen edhe të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama për këtë iniciativë.

Dardanët të cilët nga themelimi udhëhiqen nga ish-futbollisti dhe ushtari i UÇK-së, Lulzim Berisha, janë shembull se si përkrahet përfaqësuesja e shtetit edhe me korrektësi. Më posht e gjeni postimin e tij:

“Si kreu i Dardanëve, në bashkërendim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Komunën e Prishtinës, jemi pajtuar parimisht që të nisim një projekt shumë entuziast, që ka të bëjë me afrimin e kuadrove meritore të nxënësve të shkollave të mesme me aktivitetet sportive në nivel kombëtareje, klubesh dhe organizime të tjera sportive. Në emër të Dardanëve, falënderoj dy krerët e institucioneve përkatëse, z. Agim Ademi dhe z. Përparim Rama, që po përkrahin këtë nismë.
Nxënësit e kryeqytetit, ata më të dalluarit të moshave të mitura, do të kenë mundësi që t’i shikojnë ndeshjet e Kombëtares së Kosovës falas dhe t’i shijojnë nga afër emocionet e mëdha që di t’i dhurojë përfaqësimi i shtetit të tyre. Kështu ne do t’i stimulojmë për atdhedashuri sportive brezin e të rinjve tanë, të ardhmen tonë, që t’i prekin nga së më afër aktivitetet sportive të yjeve të tyre, të kenë mundësi t’i takojnë futbollistët në grumbullime, të pasionohen edhe më shumë me sportin dhe të largohen nga veset e këqija, për t’i përqafuar kështu vlerat e shenjta dhe të shëndosha. Me fillimin e vitit të ri shkollor, së bashku me FFK-në dhe Komunën e Prishtinës, do ta ndërtojmë planin organizativ sesi do t’i afrojmë këta nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit me aktivitetet sportive.
Jemi të hapur për nisma të ngjashme edhe me komunat tjera në nivel të vendit, nëse vetëm hasim në gatishmëri nga të njëjtat që të kemi një fushëveprim të tillë, për të mirën e të rinjve tanë dhe që t’i shtyjmë nxënësit drejt sportit, jetës së shëndetshme dhe rritjes së emocioneve dhe dashurisë për Kombëtaren e Kosovës.” shkruan Lulzim Berisha.

NGJARJE TË TJERA

spot_img