Një grua, shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga një burrë.
Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë / 26.08.2024 – 19:30. Më 28.08.2024 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.