Një person, i moshës 36-vjeç, ka vdekur sot pasi është goditur nga një veturë në Veleknicë të Gjilanit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se për këtë aksident, drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë.
Konfirmimi i tij i plotë:
Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën, është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë.
Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë , si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.
Shkaqet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan.