Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur mbi ecurinë e ekipit dhe sfidat që e presin skuadrën në të ardhmen.- Advertisement –
Gjatë fjalës së tij, Sylvinho tha se futbollisti Armando Broja nuk do të jetë më pjesë e listës së Kombëtares, për shkak të problemeve me tendinën.
Ai tha gjithashtu se në ekip do të rikthehet Myrto Uzuni që pritet të vijë së shpejti. Sipas tij janë 30-35 lojëtarë që janë pjesë e listës dhe atij i duhet të zgjedhë midis tyre.
“Broja nuk është më pjesë e listës. Rikthehet Uzuni. Kemi 30-35 lojtarë që bëjnë pjesë në listë dhe mua më duhet të zgjedh. Përsa i përket Muçit ai ka qenë gjithmonë pjesë e ekipit. Ne kemi bërë një lloj vlerësimi të lojtarëve që do të zëvendësojnë Hasanin”, ka thënë mes të tjerash trajneri Sylvinho.
Kujtojmë se Kombëtarja do të nisë sot grumbullimin në kuadër të dy sfidave të para në grup, për Nations League, ato ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të cilat do të zhvillohen përkatësisht më 7 dhe 10 shtator.