Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka vendosur tashmë për formacionin e tij në ndeshjen ndaj Kombëtares së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova e nis sot edicionin 2024/25 në Ligën e Kombeve, ku e pret Rumaninë në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Për këtë ndeshje derbi të grupit, ekipi kombëtar ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe trajneri Franco Foda ka bërë gati formacionin anti-Rumani.
Megjithatë, edhe mysafirët rumun janë gati për këtë ndeshje dhe janë të entuziazmuar pas rikthimit në bankinë pas 38 vitesh të trajnerit Lucescu.
Sipas mediumit rumun gsp.ro, Lucescu ka vendosur të ‘debutoj’ në mandatin e ri me një sistem 4-1-4-1 në ndeshjen ndaj Kosovës.
Trajneri rumun nuk ka vendosur për shumë ndryshime pasi do t’iu besojë yjeve si Radu Dragusin, Rizvan Marin, Nicolae Stanciu dhe Denis Dragus.
Rumania (4-1-4-1): Nita – Ratiu, Burca, Dragusin, Bancu; – Razvan Marin – Man, Marius Marin, Stanciu, Mihaila – Dragus;