Sonte prej orës 20-45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kombëtarja e Kosovës në futboll e pret Rumaninë, takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve, shkruan Albanian News.
Në këtë ndeshje siç merr vesh televizioni ATV, trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda do të luaj me dy sulmues qender. Vedat Muriqin dhe Fisnik Asllanin (debuton Asllani) po ashtu nga minuta e parë pritet të aktivizohet edhe prurja më e re mesfushori Elvis Rexhbeçaj.
Nga bastoret evropiane, Kosova shihet si favoritet përballë Rumanisë.
Fitorja e ‘Dardanëve’ ka koeficient 2.25, që ndeshje të përfundojë pa fitues kuota është 3:30, kurse për fitoren e rumunëve, koeficienti është 3.20.
Kujtojmë që gjyqtar i takimit Kosovë – Rumani, është azeri Aghayev.