spot_img

Sonte ndeshja Kosovë – Rumani, fusha po duket fantastike në ‘Fadil Vokrri’

spot_img

Gjithçka është gati në “Fadil Vokrri” për përballjen Kosovë – Rumani. Stadiumi “Fadil Vokrri” është përgatitur plotësisht për ndeshjen e madhe të sotme mes Kosovës dhe Rumanisë, që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Me përgatitjet finale të përfunduara, gjithçka është në vend për një mbrëmje të zjarrtë futbolli, shkruan Gazeta OLLE.

Fusha, e cila ka qenë temë diskutimi javët e fundit për gjendjen e saj, tashmë duket në gjendje fantastike.

Ky do të jetë debutimi i ekipit të Kosovës në fushën e rinovuar, dhe lojtarët Dardanë mezi presin ta testojnë në këtë përballje vendimtare.

Përgatitjet teknike, duke përfshirë sistemin e zerimit dhe detajet e fundit organizative, janë përmbyllur me sukses.

Tifozët janë gati të mbështesin ekipin nga tribunat, ndërsa atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Kosova do të nisë kampanjën e saj në Ligën e Kombeve sonte në orën 20:45, me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img