spot_img

Legjenda rumune për Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

spot_img

Kosova ka pësuar një humbje turpruese 0-3 në shtëpi nga Rumania, me kombëtaren mysafire që dominuan gjatë gjithë ndeshjes.

Përkundër se pritshmëritë ishin të mëdha, në fund futbollistët dardan nuk arritën të tregonin asgjë në fushë duke marrë kritika të mëdha.

Legjenda e futbollit rumun, Adrian Mutu ka thënë se Rumania luajti në mënyrë të mrekullueshme, derisa ka pasur kritika të mëdha edhe për Edon Zhegrovën.

Ish-anëtari i Chelseat ka deklaruar se Zhegrova nuk i doket kushedi çka dhe se gjërat që ylli dardan bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll.

“Ndoshta nuk ishte dita më e mirë e tyre edhe për shkakun tonë. Pasi ne luajtëm atë që është dashur të luajmë. Ashtu si tha selektori, ne i bëmë të luajmë ashtu si ne kemi dashur, jo si ata kanë dashur”.

“Nuk më duket kushedi çka Zhegrova. Pos që i bën ato gjëra… Bancu e shkatërroi. Ai nuk lëvizi. Ai e lejoi të bënte ato gjëra, që nuk do të thonë asgjë në futboll. Kishte një pasqyrë pranë tij, sa bukur e godas topin me thembër”, ka deklaruar Mutu për mediat rumune.

Ish-reprezentuesi rumun ka deklaruar se ylli i Rumanisë dhe Parmës, Dennis Man është një shkallë më lart se Edon Zhegrova.

“Man ishte konkret dhe tregoi se çka duhet të bëj lojtari i krahut. Për momentin Dennis Man është një shkallë mbi Zhegrovën”, ka shtuar Mutu. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img