spot_img

Shteti bën raport për ish-avokatin e Byrosë, transaksione të dyshimta pronash me vlera të mëdha në Çagllavicë

spot_img

Njësiti i Inteligjencës Financiare ka përpiluar një raport mbi lëvizjet financiare e me prona të avokatit Venhar Hana, që për një kohë ka qenë Shef i Zyrës Ligjore në Shoqatën e Sigurimeve e më vonë ka marrë pagesa edhe për përfaqësim të BKS-së me biznesin e tij. Në raportin në fjalë, të përshkruar nga hetuesia e Policisë së Kosovës, thuhet se mënyra se si e njëjta pronë u transferua disa herë është e dyshimtë, dhe në një rast serbja pronare e tokës konsiderohet e paligjshme. Ai ka një version tjetër, derisa nuk ka komentuar shoqërimin më Prokurorin Special, Dren Paca, por për Insajderin e ka komentuar ky i fundit

“P-71914….-62” me sipërfaqe 536 metra katrorë është një pronë në Çagllavicë. Njësia e Inteligjencës Financare, një mekanizëm nën Ministrinë e Financave, por që raporte i dërgon tek Policia, Prokuroria dhe organet e tjera të hetimit, e ka vërejtur që brenda vitit të kaluar e njëjta pronë, me të njëjtën sipërfaqe kaloi disa herë nga dora në dorë.

Në këto raste, dokumentet po i nënshkruante avokati Venhar Hana, i autorizuar i një serbeje që nënshkruhet si pronare e të njëjtës hise, Slavica (Rade) Mikic e lindur në viti 1955 në Kraljevë.

Në këtë raport, disa herë Policia e Kosovës që e ka përshkruar dokumentin e NjIF konstaton se këto transaksione të bëra nga avokati Venhar Hana janë të dyshimta. Vet fjala “dyshimtë” është përdorur 12 herë në një raport prej 10 faqesh.

Policia, madje në një pjesë të raportit ngre dyshime edhe se prona në fjalë a është apo jo e shtetases Slavica (Rade) Mikic, pasi që konstaton që, sipas dokumentit, “Slavica Rade Mikić (autorizuesi) si pronare individuale e paligjshmërisë”.

Raporti, i ndërtuar edhe mbi 15 dokumente të tjera, që i posedon Gazeta Insajderi, gjen që brenda të të njëjtës ditë e njëjta pronë me të njëjtën sipërfaqe e tek i njëjti noter është shitur pesë herë nga avokati Venhar Hana tek pesë persona të ndryshëm.

Policia në këtë raport nuk përmend të ketë gjetur ndonjë dokument që shitjet janë anuluar, por gjen që për çudi, edhe pse ishte prona e njëjtë, me sipërfaqe identike e numër identik të regjistrimit në kadastër, pesë personave të ndryshëm iu shit me të njëjtin çmim: 9500 euro.

Avokati Venhar Hana për një kohë ka qenë Drejtor i Zyrës Ligjore në Shoqatën e Sigurimeve, derisa në raportimet mediale prej seancave gjyqësore, ka përfaqësuar edhe Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Vet raporti i Policisë për këtë rast i referohet një hetimi që është duke u bërë po për Byronë e Sigurimeve.

Në një dokument tjetër, që po ashtu nga Policia e Kosovës është deponuar në Prokurorinë Speciale, në një pjesë të tij janë përshkruar në tabelë pagesat që avokati Hana ka marrë nga Byroja e Sigurimeve në vitin 2021 dhe 2022 për përpilim të shkresave për BKS-në.

Sipas këtij dokumenti, nga BKS-ja të firma “Hana Law“ janë gjetur shtatë pagesa në vitin 2021 dhe nëntë pagesa në vitit pasueses.

Në këtë dokument prej 23 faqesh, Policia kërkon nga Prokuroria Speciale, Iliriana Çollaku -Tafa që për këto veprime dhe të tjera të kryera nga avokati Hana në ndërlidhje me Byronë e Sigurimeve që të intervistohet si i dyshuar.

“Venhar Hana- ish Shef i sektorit ligjor ne Shoqatën e Sigurimeve te Kosovës, ish referent Juridik dhe zyrtar ligjor në Byren Kosovare të Sigurimeve dhe ish-këshilltar ligjor i Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, për dyshimin e kryerjes se veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 i KPRK-së, lidhur me nenin 31 Bashkëkryerja te KPRK-se dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike nga neni 284 par.1.2 te KPRK-se”, thuhet në këtë dokument që e posedon Gazeta Insajderi.

Prokuroria Speciale po merret me BKS-në

E pyetur nga Gazeta Insajderi, Prokuroria Speciale nuk i ka mohuar as pranimin e këtyre dokumenteve nga ana e Policisë, e as hetimet, por është rezervuar në dhënie të informacioneve në këtë fazë. Nuk kanë treguar as edhe a i janë përgjigjur kërkesës së Policisë për autorizimet e kërkuara e as kush është i dyshuar në këtë hetim.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur fillimisht Ju njoftojmë se rasti në fjalë është duke u trajtuar në PSRK në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale dhe me Kodin e Etikës Profesionale të Prokurorit të Shtetit, sikur edhe të gjitha rastet tjera”, i ka thënë Insajderit PSRK-ja përmes përgjigjeve me shkrim.

Derisa Insajderi ka siguruar raport informues të Policisë dërguar në Prokurori Speciale edhe për hetimin e bërë në Byronë e Sigurimeve e edhe për persona të tjerë, si në rastin e raportit për avokatin Venhar Hana, kjo Prokurori ka thënë që jo krejt rastet po i trajtojnë ata.

“Jo të gjitha çështjet e cekura në shkresën tuaj, e që kanë të bëjnë me BKS-në dhe shkeljet e pretenduara nga ana e personave ndaj të cilëve është iniciuar rasti, janë duke u trajtuar në PSRK. Do të thotë se, për disa nga çështjet të cilat nuk janë në kompetencë të PSRK-së, policia ishte udhëzuar që t’i adresojë ato tek Prokuroria kompetente”, thuhet tutje në përgjigjet e Prokurorisë Speciale dërguar Gazetës Insjderi duke konstatuar se në këtë fazë që ata janë nuk mund të japin as dokumente e as informacione shtesë, pasi që sipas tyre “është e garantuar fshehtësia e procedurës”.

Shoqëria e avokatit Hana dhe Prokurorit Special Paca

Në disa javë hulumtim dhe kontaktim të personave të përmendur në lidhje me raportin e Policisë- si rezultat i raportit të NjIF për avokatin Venhar Hana, Gazeta Insajderi ka gjetur një fotografi që dëshmon raport shoqërorë në mes të avokatit hana dhe Prokurorit Special, Dren Paca.

Fotografia është e shkrepura mbi dy vite më parë, dhe sipas burimeve të Insajderi, kishte qenë për pak publike, por pastaj u largua nga rrjetet sociale. Fotografia është bërë në Vjenë të Austrisë.

Fotografia: Dren Paca dhe Venhar Hana

Vet avokati Venhar Hana edhe pse është pyetur direkt për këtë fotografi, duke ia dërguar një kopje të saj, dhe raportin me Prokurorin Special Paca, dhe nëse ai mund të ndikojë në favor të Hanës në rast hetimesh nga Prokuroria Speciale ku punon Dren Paca, i njëjti nuk i ka komentuar fare këto pyetje.

Por, për Prokurorin Paca që është kontaktuar nga Insajderi pikërisht për fotografinë e njëjët dhe mundësinë që ai ta përdor ndikimin e tij në vendin e punës-Prokurorinë Speciale në favor të mikut të tij, avokatit Venhar Hana, Prokurori Paca ka pranuar që të flas.

Ai nuk e mohon vazhdimin e miqësisë më Venhar Hanën pasi që kanë punuar dikur bashkë, por thotë që nuk do të bartë përgjegjësi për veprimet e tjerëve.

“Siç jeni të informuar unë kam punuar në Byronë Kosovare të Sigurimit për 5 vite para se të emërohem Prokuror. Sigurisht që kam fotografi me ish kolegët, për veprimet e të cilëve unë nuk mbajë përgjegjësi”, i ka thënë Insajderit Prokurori Special Paca përmes Zyrës për Informim.

Ai ka mohuar mundësinë e ndikimit në favor të miqve.

“Për dijeninë tuaj unë as nuk mund të ndikojë në punën e kolegëve të mi prokurorë dhe as nuk jam në dijeni për subjektet apo personat që mund t’i kenë në hetime”, ka thënë ai.

Insajderi nuk i kishte kërkuar pëlqimin e tij, pasi që është person publik dhe paga e tij vije nga buxheti i shtetit, por pasi që Insajderi e ka njoftuar për posedimin e kësaj fotografie, Prokurori Special Paca ka shtuar se “nuk jap pëlqimin tim që të përdorni dhe publikoni fotot e mia”.

Avokati Hana: Jam intervistuar si dëshmitar

Çka thotë avokati Venhar Hana për raportin e Policisë për transaksione të dyshimta pronash?

Gazeta Insajderi e ka kontaktuar dhe pritur disa ditë avokatin Venhar Hana, pasi që e ka njoftuar për detajet e raportit të Policisë, si rezultat i raportit të NjIF për transaksionet që konsiderohen të dyshimta me prona.

Insajderi i ka dërguar edhe një kopje të këtij raporti, dhe pas disa ditësh ai ka pranuar që ta komentoi atë, por jo edhe fotografinë me Prokurorin Special, Dren Paca.

“…ju njoftoj se para afër më shumë se 1 viti, me kërkesë të zyrtarit policor…., në një procedurë joformale hetimore të mbledhjes së informacioneve kam dhënë deklaratë në cilësinë e dëshmitarit, dhe atë lidhur me një shpërblim të pranuar në punësimin paraprak, një çështje kontestimore dhe përmbarimore të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe një çështje tjetër të pareferuar në pyetjet tuaja, në të cilën cilësi janë pyetur edhe persona të tretë”, ka thënë avokati Hana në një përgjigje me shkrim dërguar Gazetës Insajderi.

Ndërkaq, lidhur me zhvillimin e ndonjë hetimi formal nga PSRK apo ndonjë prokurori tjetër, “edhe sot që ju jeni të interesuar me pyetjet tuaja, nuk kam ndonjë informacion të çfarëdollojti nga asnjë person i tretë apo nga personat për të cilët keni hamendësuar”, ka thënë ai duke mos e përmendur emrin e Prokurorit Special Paca, edhe pse Insajderi e kishte pyetur direkt për të.

Sa i përket raportit të Policisë për transaksionet me prona, ai thotë se “përmbajtjen e të njëjtit e kam lexuar me vëmendje dhe vështirë mund të konstatoj dhe deklaroj se në këtë raport të jetë paraqitur ndonjë veprim i imi inkriminues që konsumon kryerjen e ndonjë vepre penale”.

Lidhur me të dhënat e treguara në raport, avokati Hana thotë se “në cilësinë e përfaqësuesit të autorizuar kam ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, në kuadër të vëllimit të autorizimit si akt noterial dhe kërkesës së palës që përfaqësoj, sikurse në të gjitha rastet tjera ku veproj si avokat”. Edhe avokati Hana, sikurse Prokurori Special Paca, ani pse nuk është pyetur për leje për publikim, pasi që njëjti është person publik dhe së paku për dy vite, 2021-2022 ka marrë pagesa nga BKS-ja që është institucion me i themeluar me ligj e nën mbikëqyrje të BQK-së, ai megjithatë thotë se “nuk keni autorizimin edhe as të publikoni në çfarëdo lajmi apo artikulli tuajin të fotografisë sime me persona të tretë”.

Venhar Hana te Slavica Mikic deponoi 230 mijë euro për një muaj

Por, cka thuhet tutje në raportin e Policisë që është rezultat edhe i 15 dokumenteve të tjera që Policia thotë se i ka marrë nga Njësia e Inteligjencës Financiare?

Edhe pse avokati Hana thotë se “në cilësinë e përfaqësuesit të autorizuar kam ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, në kuadër të vëllimit të autorizimit si akt noterial dhe kërkesës së palës që përfaqësoj, sikurse në të gjitha rastet tjera ku veproj si avokat”, Policia në raport ë në faqe të parë niset me faktin që firma në pronësi të këtij avokati vetëm për një muaj, korrik 2022, ka deponuar 230 mijë euro të llogaria e personit që e përfaqëson” Slavica Mikic.

Tutje raporti zbulon se një person që më vonë del që është njëri nga pesë blerësit që për të njëjtën ditë kishin blerë një parcelë të tokës së Slavica Mikic, nga llogaria e saj kishte tërhequr njëmbëdhjetë herë nga 9500 euro.

Ky person, në një rast tjetër nga llogaria e Slavica Mikic tërheq 30 mijë euro të tjera me arsyetimin “renovim i shtëpisë në Nish (Republika e Serbisë)”, derisa në tetor 2022 i njëjti nga llogaria e Mikic tërheq edhe 54 mijë euro të tjera.

Prona “P-71914….-“ që ndodhet në Çagllavicë -e paralizuar dhe që përmes autorizimit që mbante Venhar Hana nga Slavica Mikic, më qershor 2022 shitet tek një person që policia nuk e gjeti se ka biznes.

Një person tjetër që po të njëjtën datë del se ka blerë një hise të pronës së njëjtë, në sipërfaqe prej 39201 metra katror, ështe një person që në Agjencinë e Bizneseve del se ka një biznes për shitje pronash.

Çmimi i kësaj sipërfaqe, prej 39201 metra katror, ishte përshkruar në kontratën e noterizuar: 750 mijë euro.

Për çudi, të njëjtën datë, 21 qershor 2022, tek i njëjti noter, e njëjta pjesë e tokës “P-71914….-“- hisja numër “1” dhe me sipërfaqe të njëjtë, 39201 metra katror, i shtetet edhe një personi tjetër. Kësaj here çmimi ishte shumë-fish më i ulët, vetëm për 200 mijë euro.

Në së paku dymbëdhjetë herë në raport, Policia këtyre veprimeve të avokatit Venhar Hana iu referohet si të dyshimta. Në dokument bëhet me dije se për këtë raport Policia ka komunikuar më 8 dhjetor të vitit 2023 me Prokuroren e Shtetit dhe në konsultim me Prokurorinë Speciale dhe NjIF, nga Njësiti i Veçantë i Hetimeve dokumentet dërgohen tek Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Gazeta Insjderi tash e disa javë ka publikuar një sërë raportimesh për Byronë Kosovare të Sigurimeve si dhe ekskluzivisht ka publikuar përmbajtje të një raporti konfidencial të Bankës Qendrore të Kosovës për aferat që kanë ndodhur në Byro. /Gazeta Insajderi

NGJARJE TË TJERA

spot_img