spot_img

Ishte vendim i përbashkët: Nuk vendosi vetëm Foda për suspendimin e futbollistëve por edhe FFK

spot_img

Humbja në “Fadil Vokrri” e Kosovë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve nga Rumania ka zhgënjyer jopak komitetin e futbollit, megjithatë skuadra u kundërpërgjigje shpejt dhe në sfidën e dytë që e zhvilloi si mysafirë ndaj Qipros, shkëlqeu duke fituar me rezultat 4:0.

Ardhja e Elvis Rexhbeçajt, Fisnik Asllanit dhe Elion Bujupit bëri që ekipi të duket më stabil dhe se e ardhmja e tyre në fanellën kombëtare është e ndritur.

Gjithsesi, tensione ngriti shumë suspendimi i tre futbollistëve Edon Zhegrovës, Florent Muslijajt dhe Aro Muriç. Të tre kishin thyer rregulloren e përpiluar nga Federata dhe trajneri Franco Foda, dhe sipas Ballkani.info, vendimi ka qenë i përbashkët.

Pra FFK dhe Foda kanë vendosur t’i lënë jashtë liste për ndeshjen me Qipron.

“Ajo rregullore është e përpiluar bashkë nga FFK dhe trajneri. Vendimi ishte i përbashkët pra jo vetëm i Franco Fodas por edhe i FFK-së”, i ka thënë një burim i afërt me federatën, Ballkani.info.

Është e çuditshme sesi erdhën pastaj disa reagime në mbrojtje të këtyre tre futbollistëve, ani pse e pranonin se thyerja e rregullores është e dënueshme. Ata sikur i nxisnin që edhe në të ardhmen futbollistët e Kosovës, e sidomos ata që janë më të veçuar, janë të lirë të bëjnë veprime të tilla.

Një është e qartë, si Edon Zhegrova, si Arjanet Muriç, ashtu edhe Florent Muslija që luajnë në Ligat më të forta në botë, Francë, Angli e Gjermani, nuk kanë nevojë fare për mbështetje të atyre që interesin e kanë parësor. Ngritjen në karrierë ata e kanë bërë me punë dhe me cilësitë e tyre, pa ju ndihmuar askush, kështu që as tash ata fare nuk kanë nevojë për këshilla dhe mbështetje të “analisteve”.

Ajo që i duhet Kosovës në këtë kohë, është bashkimi dhe të gjithë të funksionojnë si një grup në mënyrë që ta bëjmë më të lehtë rrugën e tyre drejt kualifikimit, pasi gara është e hapur dhe me një mbështetje të madhe ata mund t’ja dalin të na bëjnë krenar siç na kanë bërë edhe më herët. /Ballkani.info

NGJARJE TË TJERA

spot_img