spot_img

Agim Ademi: 33 vjet nga ndeshja e parë e mëvetësimit të futbollit tonë

spot_img

Sot shënojmë një ditë historike për futbollin kosovar, ditën kur u zhvillua ndeshja e parë e mëvetësimit të futbollit tonë, ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, organizuar nga Federata e Pavarur e Futbollit të Kosovës, më 13 shtator të vitit 1991, kështu ka nisur postimin Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

I pari i futbollit kosovar më pas ka shtuar:
Kjo njihet njëherësh si fillimi i periudhës së pavarësimit të futbollit nga regjimi i atëhershëm serbosllav, me ç‘rast ishte themeluar FFK-ja e pavarur, nën drejtimin e kryetarit Agim Bytyqi.Për të realizuar këtë nismë madhore dhe për të vënë në funksion federatën, u krijua një sistem i garave të reja dhe u zhvillua ndeshjen e parë historike.Klubet u organizuan falë shpirtit sportiv dhe mbështetjes së donatorëve të palodhur, ndërsa të gjitha organet e nevojshme u themeluan për funksionimin e ligës.

Për shkak të përjashtimit nga objektet sportive nga regjimi serb, u improvizuan fusha të reja futbolli, duke rifilluar garat edhe në kushte të vështira.

Sot, me krenari përkujtojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe bashkëkohanikët që kontribuan në ato kohë: lojtarët, trajnerët, drejtuesit dhe donatorët e klubeve, gjyqtarët dhe delegatët.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ofruan tokat e tyre për t’i kthyer në fusha futbolli. Këto fusha, që sot mund të jenë të ndërtuara apo toka të punuara, ishin dhe do të mbeten një pjesë e shenjtë e historisë së futbollit kosovar.

Urime të gjithë atyre që janë ende mesin tonë e përkujtim i përjetshëm për ata që nuk janë më, por që dhanë kontributin e tyre që futbolli kosovar të ketë vazhdimësi edhe në kushte të vështira okupimi!

NGJARJE TË TJERA

spot_img