spot_img

Pollozhani: Fitoren ndaj Prishtinës do ta mbaj mend gjatë

spot_img

Trajneri i ri i Ballkanit, Artim Pollozhani, ka thënë se fitoren ndaj Prishtinës do ta mbajë mend gjatë.

Ai ka shtuar se fitorja në derbi ishte shumë e merituar.

“Sigurisht që jam i lumtur. Merita është e futbollistëve. Këtë ndeshje do ta mbaj mend gjatë sepse ishte ndeshja e parë si trajner i parë dhe fituam ndaj Prishtinës, një skuadër e madhe. Ishte ndeshje e bukur, e luftuar. Ne dhamë më shumë, e kërkuam më shumë fitoren dhe sigurisht që e merituam”, ka thënë trajneri Pollozhani fillimisht pas ndeshjes.

Pollozhani në postin e trajnerit erdhi pas largimit të trajnerit Ilir Daja. Pollozhani ishte asistent i Dajës për kohë të gjatë.

“Unë nuk e ndaj ekipin e parë dhe zëvendësuesit. Edhe zëvendësuesit janë shumë të rëndësishëm. Janë super lojtarë. E justifikuan veten të gjithë që u inkuadruan dhe mendoj që dolëm mirë”, vazhdoi tutje trajneri Pollozhani.

Ai theksoi më pas se Ballkani do të jetë i fokusuar ndeshje për ndeshje.

“Ku ka më mirë se të luash në derbi. Ne shkojmë ndeshje për ndeshje. Do të përqendrohemi te Drita. Drita e Llapi janë skuadra me cilësi. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një. Do të fokusohemi dhe kur përqendrohemi, jemi më efikas”, theksoi tekniku strugan.

NGJARJE TË TJERA

spot_img