Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është zëvendësuar në minutën e 20-të të ndeshjes që Torino po e zhvillon ndaj Lecces në Serie A.
Vojvoda u zëvendësua për shkak të lëndimit të pësuar.
Mediumet në Itali raportojnë se Vojvoda 29-vjeçar ka kërkuar ndërrim për shkak të një problemi muskulor.
“Kosovari u ankua për një lëndim të muskulit të këmbës së majtë, gjë që e pengoi të vazhdoj ndeshjes”, shkruan toro.it, sajti i afërt me klubin e Torinos.