spot_img

Faherdin Duraku nga Mitrovica” apo Fahrudin Durak nga Kosovska Mitrovica?

spot_img

Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini mbrëmë me 15.09.2024, në edicionin e radhës të luftës speciale ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, përkatësisht presidentit të këtij institucioni Agim Ademi, u promovua dhe i’u dha hapësirë e jashtëzakonshme një individi që mbrëmë paraqitej si shpëtimtar i futbollit të Kosovës.

Mirëpo individi në fjalë, në fakt gjithnjë ka qenë një prej kundërshtarëve më të mdhenjë të futbollit të pavarur të Kosovës, madje edhe kundër vet shtetit të Kosovës dhe gjithçkaje shqiptare në Kosovë, fjala është për Fahurdin Durak nga Kosovka Mitrovica, sic ai e prezanton veten.

Në këtë emision, Durak prezantohej si shpëtimtari i futbollit tonë, madje duke u prokalmuar edhe si vullnetar për të punuar pa pagë në FFK, vetëm për ta zhvilluar profesionalisht futbollin tonë, duket se ka marrë një guxim të tillë falë eksperzitës së që e ka marrë në Futbollin e Serbisë, qoftë viteve të 90-ta si futbollist, qoftë në periudhën aktuale si trajner.

Para se të flasë për futboll, Durak, do të duhej që fillimisht të na e thotë publikisht emrin e tij të vërtetë, ngase një individ që gënjen për emrin e tij, vështirë se mund të thotë ndonjë të vërtetë për çfardo gjëje tjetër.

Opinionit tonë tashmë ai i paraqitet si Fahredin Duraku, por vite më parë, kur futbollistët e Kosovës luanin në livadhe të improvizuara si fusha futbolli, personi i njëjtë luante në stadiumet e Serbisë nën emërin Fahrudin Durak, ashtu siç i shkruan edhe aktualisht, qoftë në licencën e trajnerit të lëshuar së fundmi nga Federata e Serbisë, ashtu edhe në diplomën e Fakultetit të Kulturës Fizike të lëshuar poashtu nga institucionet serbe, e që daton nga viti 2002. (shih fotot).

Këtë “shpëtimtar” të futbollit tonë, opinioni futbollistik në Kosovë e mbanë mend shumë mirë edhe për deklaratën e famshme të dhënë gjatë viteve të 90-ta, kur kishte thënë: ‘Nëse në një gisht timin rrjedhë gjak shqiptari, do ta presë atë gisht’. Duke e mohuar kategorikisht çdo lidhje të tillë me shqiptarinë dhe Kosovën.

Prandaj, promovimi i tij si vlerë nga një emision si “Dueli Sportiv” në një kanal televiziv që gjatë tërë verës ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të bashkëpunëtorëve të regjimit serb në vitet e 80-ta dhe të 90-ta, shpërfaq më së miri luftën e madhe të qarqeve të caktuara që emisionet “sportive” i përdorin si platformë për t’ u munduar ta luftojnë Federatën dhe që mëtojnë që kreun e Federatës ta përcaktojnë në studio televizive e jo në formën legjitime e në Kuvend./Futbolli.info

NGJARJE TË TJERA

spot_img