Ndeshja e 8 shtatorit e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit, nuk gjeti fundin. U ndërpre pak para fundit pas përleshjes mes lojtarëve në fushë e po ashtu sulmit fizik ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas. Ka pasur edhe hedhje të mjeteve të forta, por edhe hyrje të personave të paautorizuar në fushë që kanë realizuar sulm fizik. E këto skena dhe ata që u përfshin në përleshje morën dënimet nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Njoftimi i FFK-së
Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.09.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së katërt dhe të pestë të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së katërt të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Lojtari i KF “Deçani“, Donat Aliçkaj nr fanelle 40 dhe nr ID 012291M07, për shkak të hyrjes në fushë dhe nxitjes në përleshje, në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Prizreni“, Bill Willson nr fanelle 9 dhe nr ID 032601M02, për sjellje josportive (godet me grusht në fytyrë portierin rezervë të KF Deçani, pasi paraprakisht ky i fundit e tërheq për ta hequr nga fusha) dhe më pas vazhdon të kacafytet edhe me lojtarë të tjerë të Deçanit, me ç’rast eskalon situata (sipas raportit të delegatit të ndeshjes) në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 . të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Deçani“, Beqir Tolaj nr fanelle 9 dhe nr ID 005254M91. Përfshihet në përleshje në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Deçani”, Megzon Rogova nr fanelle 21 dhe nr ID 002007M01. Përjashtohet nga loja me karton të kuq (pas dy të verdhëve) për veprim josportiv (tërheq për flokësh mbrapa lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. I njëjti, më vonë pas eskalimit të situatës futet në fushë (sipas raportit të delegatit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d. të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajnerja e KFF “Mitrovica“, Have Dakaj nr ID 000939F93. Në ndeshjen e xhiros së dytë të U 17 Liga e Femrave KFF “Mitrovica” – KFF “16 Qershori” inkuadrohen në lojë lojtaret Selina Hamiti nr ID 037849F10 (në FIFA Connect rezulton se nr i ID-së është 037849F12), dhe Lediana Curri me ID 033453F10 (në FIFA Connect rezulton se nr i ID-së është 033453F12). Lojtaret në fjalë të evidentuara në protokol si lojtare të lindura në vitin 2010 ndërsa pas verifikimit në FIFA Connect është konstatuar që këto lojtare janë të lindura në vitin 2012 të cilat sipas Rregullores së Garave nuk janë të moshës përkatëse (adekuate) për të luajtur për ekipin gjegjës. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
KFF “Mitrovica”: Në ndeshjen e xhiros së dytë të U 17 Liga e Femrave KFF “Mitrovica” – KFF “16 Qershori” inkuadrohen në lojë lojtaret Selina Hamiti nr ID 037849F10 (në FIFA Connect rezulton se nr i ID-së është 037849F12), dhe Lediana Curri me ID 033453F10 (në FIFA Connect rezulton se nr i ID-së është 033453F12). Lojtaret në fjalë të evidentuara në protokol si lojtare të lindura në vitin 2010 ndërsa pas verifikimit në FIFA Connect është konstatuar që këto lojtare janë të lindura në vitin 2012 të cilat sipas Rregullores së Garave nuk janë të moshës përkatëse (adekuate) për të luajtur për ekipin gjegjës. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Delegati i ndeshjes së xhiros së dytë të Superligës së kadetëve Ramiz Sadiku- Ballkani, Shkelzen Jashanica për shkak të gabimeve të shfaqura në protokolin e ndeshjes (lëshime material në protokollin zyrtar). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
KF “Trepça”. Lëshim në organizimin e ndeshjes , në min 47 një person edhe pse nuk ishte në protokolin zyrtar të ndeshjes futet në fushë dhe filloj ta ofendoj asistentin e dytë, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt dhe largohet nga fusha. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit në ndeshjen Trepça-Vëllaznimi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Zyrtarit i KF “Trepça”, Ardian Prekazi . Në min 47 futet në fushë edhe pse nuk ishte në protokolin zyrtar dhe ofendon gjyqtarin e dytë për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit në ndeshjen Trepça-Vëllaznimi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Trajneri kondicional të FC”Ferizaj”, Isuf Berisha nr ID 023621M95. Në ndeshjen Ferizaj-Suhareka 23 në min 44-t duke bërë nxehjen me lojtarët e tij në një moment proteston, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë ku më pas filloi të fyej për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Suhareka 23. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Nd/trajner i KF “Podujeva” , Aid Blakqori nr ID bl0156 . Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Dytë Podujeva-Lepenci në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq direkt minutën 90 + (kundërshtim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Behar”, Enis Delijaj nr fanelle 1 dhe nr ID 015649M02 . Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Dytë Ulpiana-Behari në min 85 ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje jashtë zonës). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Prishtina“, Ylli Muslia nr fanelle 22 dhe nr ID016913M08. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së kadetëve 2 Korriku – Prishtina në min 39 ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje si lojtari i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Portieri i KF “ Dukagjini”, Dion Elezaj nr fanelle 31 dhe nr ID 012774M08. Në ndeshjen e xhiros së pestë të Bon Voyage Superliga U 21 Dukagjini-Malisheva , jashtë zonës si lojtar i fundit prek topin me dorë për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Malisheva. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC “Drita“, Furkan Sherifi nr fanelle 13 dhe nr ID 012316M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës U 19 Drita-Vushtrria në min 75 ndëshkohet me karton të kuq direkt (fyrje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Vushtrria” , Eion Krasniqi nr fanelle 11 dhe nr ID 005346M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës U 19 Drita-Vushtrria në min 75 ndëshkohet me karton të kuq direkt (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ballkani“, Ardi Maksutaj nr fanelle 9 dhe nr ID010776M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës U19 Prishtina – Ballkani në minutën e 55 ndëshkohet me karton të kuq direkt (Fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e procedurës
Drejtori sportiv i FC “Ferizaj”, Genc Hyseni nr ID 037201M83. Pas përfundimit të pjesës së parë në korridorin e lokaleve zyrtare kërcënon, shan dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes dhe ata të VAR-it. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit në ndeshjen Ferizaj- Suhareka 23. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC ”Ferizaj”, Genc Hyseni. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00.
Drejtori sportiv të KF “Rilindja 1974”, Etnik Berisha nr ID 029162M86. Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar drejt zhveshtores bërtet dhe ofendon në mënyrën më banale dhe përsëri vjen te zhveshtorja dhe kërcënon gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rilindja 1974-Drenica. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i KF “Rilindja 1974”, Etnik Berisha. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00.
KF “Fushë Kosova“. Lëshim në organizim të ndeshjes së xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani. Hyrje e personave të paautorizuar në fushë. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “Fushë Kosova”. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00.
Lojtari i KF “Fushë Kosova”, Eldis Kolshi nr fanelle 1 dhe nr ID 016927M07.Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova-Gjilani përleshet dhe shkelmon brutalisht kundërshtar. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Fushë Kosova”, Eldis Kolshi. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i KF “Fushë Kosova“, Denis Mekolli nr fanelle 8 dhe nr ID 012036M07. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova-Gjilani përleshet dhe grushton lojtarin kundërshtar. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Fushë Kosova”, Denis Mekolli. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i KF “Fushë Kosova”, Arjanit Ajeti nr fanelle 12 dhe nr ID 005144M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve, përleshet, sulm ndaj kundërshtarit. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Fushë Kosova”, Arjanit Ajeti. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i KF “ Fushë Kosova”, Eduard Muqolli nr fanelle 9 dhe nr ID002662M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (rrahje pas ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Fushë Kosova” , Eduard Muqolli. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i KF “ Fushë Kosova”, Ardijan Berbatovci nr fanelle 7 dhe nr ID 011935M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Rrahje pas ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Fushë Kosova”, Ardijan Berbatovci. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i KF “Fushë Kosova”, Muhamed Simnica nr fanelle 15 dhe nr ID 004894M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Rrahje pas ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Fushë Kosova”, Muhamed Simnica Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i SC “Gjilani“, Femi Kryeziu në fanelle 90 dhe nr ID022455M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Rrahje pas ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i SC “Gjilani”, Femi Kryeziu. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00 Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i SC”Gjilani“, Lerat Kërqeli nr fanelle 7 dhe nr ID 005803M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve, sulm dhe shkelmon kundërshtarin. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i SC “Gjilani“, Leart Kërqeli. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i SC “Gjilani“, Elton Isufi nr fanelle 9 dhe nr ID 005921M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve, shkelmon kundërshtarin. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i SC “Gjilani” , Elton Isufi. Afati datë: 24.09.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 19.09.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 19.09.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku.