spot_img

Trump refuzon thirrjen e Harrisit për një debat të dytë: “Ajo dëshiron të debatojë sepse po humbet keq”

spot_img

Ekipi i fushatës së Donald Trumpit, iu referua një komenti të mëparshëm nga ish-presidenti që thoshte se nuk do të kishte një debat tjetër, menjëherë pasi zëvendëspresidentja Kamala Harris pranoi ftesën e CNN për një debat në tetor.

“Shihni postimin e tij nga më parë”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung për CNN kur u pyet nëse ish-presidenti do ta pranonte ftesën.

Bëhet e ditur se vetë Trump postoi në Truth Social javën e kaluar se nuk do të kishte një debat tjetër.

“Nuk do të ketë debat të tretë”, tha kandidati republikan duke iu referuar debatit të parë me presidentin Joe Biden dhe të dytit me Harrisin në fillim të këtij muaji.

Ndryshe, këto reagime vijnë pasi Harris tha se “do të pranojë me kënaqësi një debat të dytë presidencial” dhe se shpreson që Trumpi “do t’i bashkohet” asaj më 23 tetor në studiot e CNN.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së u shpreh se “ua kanë borxh votuesve një tjetër debat”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Trumpit i cili argumentoi se është “shumë vonë” për të pasur një tjetër debat presidencial sepse amerikanët kanë filluar të votojnë.

“Problemi me një debat tjetër është se është shumë vonë, votimi tashmë ka filluar”, tha Trump në një tubim në Wilmington, Karolina e Veriut.

“Tani ajo dëshiron të bëjë një debat para zgjedhjeve sepse po humbet keq”, shtoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img