spot_img

Ushtria izraelite bastis dhe mbyll zyrën e Al Jazeeras në Ramallah

spot_img

Nga zyret në Bregun Perëndimor, Ualid Al Omari çdo mëngjes ndante detyrat e gazetarëve të cilët nga 7 tetori i vitit të kaluar raportojnë për luftën Izrael Hamas.

Por mëngjesin e së dielës, shefi i zyrës lokale të Al Jazeeras, në dyert e ndërtesës gjeti urdhrin e lëshuar nga Izraeli për mbyllje të zyrës së kësaj medie, pas një bastisje që bënë aty.

Raportohet se trupat izraelite hynë në zyrë dhe i thanë një gazetari i cili ishte drejtpërdrejt në transmetim se zyra do të mbyllej për 45 ditë, duke urdhëruar stafin të largohej menjëherë.

Al Omari thotë se refuzon t’i pranojë arsyetimet e autoriteteve izraelite për këtë veprim.

“Ishte komandanti ushtarak në Bregun Perëndimor që dha këtë urdhër dhe ata duan të konfiskojnë të gjitha pajisjet brenda zyrës dhe më pas na dëbuan nga zyra. Ne pritëm në rrugë rreth tre orë dhe kur u kthyem, ata erdhën me trupa dhe patrulla. Urdhri është për 45 ditë në bazë të ligjit të urgjencës. Dhe na thanë që tani është mbyllur. Ne do të pushojmë së punuari dhe askush nuk mund të hyjë në zyrë. Kjo është situata tani për tani. Një situatë shumë e keqe. Ne refuzojmë t’i pranojmë arsyetimet e Izraelit për këto veprime”, tha Ualid Al-Omari, shef i zyrës lokale të Al Jazeeras.

Kjo vjen pas një urdhri të jashtëzakonshëm të lëshuar në korrik ku qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se qeveria e tij ka votuar njëzëri për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras në Izrael pas tensioneve në rritje.

Ky veprim shënoi herën e parë që Izraeli mbyll ndonjëherë një media të huaj që vepron në vend.

Megjithatë, Al Jazeera ka vazhduar të veprojë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës.

Rrjeti ka raportuar për luftën izraelit-Hamas që nga sulmi fillestar ndërkufitar i militantëve më 7 tetor dhe ka mbajtur mbulim 24-orësh në Rripin e Gazës në mes të ofensivës tokësore të Izraelit që ka vrarë dhe plagosur edhe anëtarë të stafit të tij.

Kryeministri Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelit kanë pretenduar se rrjetii Al Jazeeras “ ka dëmtuar sigurinë e Izraelit dhe ka nxitur kundër ushtarëve izraelit”.

Këto pretendime janë mohuar nga Al Jazeera, financuesi kryesor i të cilit, Katari, ka luajtur një rol kyç në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për të arritur një armëpushim i cili do t’i jepte fund luftës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img