Skuadra e Malishevës dhe ajo e Feronikelit ’74 kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së shtatë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Agon Xhaka për 0:1 në minutën e 64’të, shkruan Indeksonline
Arben Gashi barazoi shifrat në 1:1 në minutat e fundit të takimit, duke ia dhuruar një pikë të artë Feronikelit ’74 – që është e para e këtij edicioni.
Malishevës i mjafton edhe një pikë, për ta rikthyer kreun e tabelës në Superligë, tani me 14 pikë, një më shumë se pozita e dytë Ballkani.