spot_img

Alonso vlerëson lartë Milanin

spot_img

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen e ardhshme me Milanin në Champions League. Ai komentoi se kampionët e Gjermanisë po përballen me një ekip të fortë me cilësi të madhe individuale.

“Aspirinët” presin të martën “Rossonerët”. Leverkusen filloi turneun me një fitore 4-0 kundër Feyenoord, ndërsa AC Milan humbi 1-3 nga Liverpool.

“Ne po përballemi me një ekip të madh me cilësi të shkëlqyera individuale. Do të na duhet performanca jonë më e mirë në fushë, por ne jemi gati,” tha Alonso në konferencën e tij zyrtare për shtyp.

“Nuk kishte shumë kohë për t’u përgatitur, por kjo është në rregull. Ne kemi një plan, por në 95 minuta gjithçka mund të ndodhë. Ne e dimë stilin tonë të lojës dhe nuk pres një lojë si kundër Bayern Munichut, por ne do të jemi gati.”

“Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes, por nuk duam që Milani të dominojë lojën. Ne e dimë se ata janë të fortë në kundërsulme”, vazhdoi ish-mesfushori.

“Në ndeshjen e fundit ata shënuan tre gola në pesë minuta. Kështu është pikërisht Milani me të gjithë lojtarët e tyre të mëdha. Ata janë të shpejtë dhe kanë cilësi. Do të jetë një lojë e madhe për ne, por çdo kundërshtar është i vlefshëm në Champions League“, shtoi Alonso.

Ndeshja luhet nesër nga ora 21:00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img