spot_img

Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe dy të tjerë në veri të Mitrovicës

spot_img

Momenti kur Policia e Kosovës e arreston politikanin serb, Arsenijeviq (Video)

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar sërish sot në pjesën veriore të Mitrovicës. Përveç tij janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se shkak i arrestimit ka qenë “prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Sipas Elshanit, Arsenijeviq i ka rënë bilbilit pranë pastiçerisë së sapohapur “Missini”.

“Aty po bënte zhurmë, kështu që njerëzit e ulur në pastiçeri filluan të protestojnë se po i shqetësonte”, tha Elshani, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, një person i kombësisë shqiptare është rebeluar, gjë që ka sjellë pothuajse kontakte fizike, ndërsa i arrestuari i tretë, i cili sipas burimeve policore ka qenë nën efektin e alkoolit, ka “provokuar situatën”.

Siç mësohet jozyrtarisht, njëri nga të arrestuarit është serb nga pjesa veriore e Mitrovicës, ndërsa tjetri nga pjesa jugore e qytetit.

Të gjithë të arrestuarit aktualisht po merren në pyetje në stacionin policor në pjesën jugore të Mitrovicës.

Ndërkohë, para stacionit policor në pjesën veriore të Mitrovicës janë mbledhur deputetë të Demokracisë Serbe, të cilët duke i rënë bilbilit shprehin protestën e tyre kundër arrestimit dhe kërkojnë lirimin e tyre. /Ballkani.info/

NGJARJE TË TJERA

spot_img