Valon Syla ka dalë me një sqarim publik pasi emri i tij u aludua në media si analist i Big Brother VIP Kosova 3.
Ai ka hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme, duke shtuar se ka marrë ftesë nga produksioni, por që nuk kanë arritur një marrëveshje.
Gazetari theksoi tutje se një arsye tjetër janë edhe zgjedhjet, ku ka një angazhim të madh në to.
Postimi i plotë i Sylës (pa ndërhyrje):
“Miq dhe gazetarë te dashtun,
Po e shkruaj një qëndrim publik për ti sqaruar disa gjêra lidhur me Big Brother edicionin 3, sepse po sillen lajme të pa sakta.
“Po kam pas oferte per te qene analist ne BBVK nga produkcioni dhe drejtori i Klan Kosovës dhe kemi negociuar një kohë, por disa nga bisedimet teknike e finaciare qe i kemi pasë nuk kemi arrite me u marrë vesh.
Poashtu janë edhe zgjedhjet me 9 shkurt, dhe angazhimi eshte i madh për mua që nuk na dha shumë elasticitet të merremi vesh.
Kështu që nuk kemi arritur të merremi vesh në fund për këtë spektakël.
Kjo eshte e verteta lidhur me kete projekt.
Paçin fat ata e na e na priftë e mbara”.