spot_img

Fushata Linçuese për Kapjen e Futbollit të Kosovës: Një Fabul “moderne” e Baton Haxhiut

spot_img

Shkruan: Taulant Hodaj

Në teatrin absurd të ditëve tona, ku e vërteta shpesh humbet përballë shpifjeve të organizuara, kemi një episod të ri—fushata linquese me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara dhe ricikimin e narrativave të njejta, si armë për të manipuluar publikun. Baton Haxhiu dhe Albanian Post, me një “mjeshtëri” të skaduar të shtrembërimit të vërtetës, kanë ndërtuar një mal të rremë akuzash mbi një dokument të falsifikuar dhe riciklim të narrativave të njejta, duke synuar të godasin jo vetëm mua si një individ, por futbollin e Kosovës në përgjithësi.

Në margjinat e kësaj fushate të shpifur linquese, ai ka vazhduar të keqpërdor mediumin dhe gazetarët e tij, duke aluduar se “…në emisionin “Kampionët”, kam ngritur akuza të rënda duke thënë se Baton Haxhiu, është pjesë e një “grupi kriminal të strukturuar”, duke e etiketuar si “altoparlant” të një fushate linçuese”. Marrëzia e Baton Haxhiut nuk paska fund! Në at emision, por edhe paraprakisht, Albanian Post-it i kam ofruar dokumentet origjinale të institucioneve përkatëse dhe dy vendime të Gjykatave të Kosovës që e thojnë të kundërtën e asaj që kanë publikuar. Absurd është fakti që janë të obliguar të publikojnë demantin që ju dërgova dhe të kërkojnë falje, por s’ka problem, jeni mësuar të shpifni dhe linqoni.

Në kohën kur gazetaria investigative kërkon ndershmëri dhe përgjegjësi, ky veprim i Baton Haxhiut dhe Albanian Post është një shuplakë për parimet e profesionit të shenjtë të gazetarisë. Dokumentet e falsifikuara dhe narrativat e ricikluara që janë thirrur si “prove” për të goditur Klubet e Futbollit, Kombëtaren e Kosovës, Federatën e Futbollit të Kosovës, ndër tjera edhe mua si përfaqësues ligjor të saj, janë të falsifikuara, pretendime të ricikluara, dhe të hedhura posht me vendim gjyqësor. E megjithatë, me një guxim që kalon çdo kufi, Baton Haxhiu dhe gazetarët e tij, e kanë nisur këtë fushatë dhe ngritur këtë falsifikim dhe riciklim si një mal të lartë me të pavërteta, në përpjekje për të maskuar një të vërtetë të thjeshtë: shërbimin ndaj një grupi interesash të errëta, të cilët duan të kapin institucionin e futbollit të Kosovës në mënyrë të kundërligjshme.

Baton Haxhiu është gazetar me përvojë të gjatë, por kjo nuk e përjashton atë nga detyrimet themelore që mbart një gazetar i mirëfilltë. Dy vendime gjyqësore dhe një vendim i Odës së Avokatëve të Kosovës e kanë vërtetuar pa mëdyshje që nuk është gjetur asnjë element i konfliktit të interest kur kam ushtruar detyrën e u.d. Sekretarit të FFK-së dhe e kam përfaqësuar këtë institucion edhe ligjërisht. Dhe këto dokumente i ka në dispozicion edhe Baton Haxhiu dhe gazetarët e tij, unë ju kam dhënë. Megjithatë, e vërteta në këtë rast është pengesë për ata që duan të manipulojnë. Me fuqinë që i japin vetit mbi lirinë e shprehjes, për gazetarët “lakmitar” si Baton Haxhiu, e vërteta është një hije e bezdishme, ndërsa ata, të zhveshur nga përgjegjësia, shpallin veten sundimtarë të një lirie që nuk njeh kufij, për t’i shërbyer interesave të errëta të grupeve të dyshuar e kriminale.

Le të flasim për gazetarinë, atë gazetari që pretendon të jetë investigative, por që në fakt, është një propagandë e zakonshme e kthyer në art për të shpifur dhe për të manipuluar publikun. Gazetaria investigative e vërtetë bazohet në fakte, jo në thashetheme të fabrikuara e ricikulara, dhe ka për detyrë të kontrollojë çdo burim informacioni, sidomos dokumentet me peshë të tillë juridike. Çdo redaksi që i lejon vetes të botojë dokumente të paverifikuara, vepron jo vetëm kundër profesionit, por edhe kundër lexuesve të vet. Kjo është detyra e parë dhe e patjetërsueshme e një gazetari të ndershëm: të verifikojë, të dyshojë, të hulumtojë.

Dhe liria e shprehjes, ky flamur që shumë e tundin kur duan të fshihen pas akuzave të pabaza, ka gjithashtu një limit: kufirin e përgjegjësisë. Liria për të thënë një të vërtetë nuk është njësoj si liria për të shpifur. Përgjegjësia e çdo gazetari është të ofrojë një platformë të barabartë për palën e sulmuar, për të dhënë mundësinë e një reagimi të drejtë dhe të ndershëm. Kjo e drejtë garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare. A e ka bërë këtë Baton Haxhiu dhe Albanian Post? Aspak. Ai ka ndërtuar një kështjellë prej rëre mbi të pavërteta përmes dokumente të falsifikuara dhe ricikilimeve të narrativave, duke mbjellë frymën e propagandës në vend të së vërtetës.

Në një përpjekje të vrazhdë e me shumë të pavërteta për t’i dhënë përgjigje kinse sfidave të vërteta të futbollit kosovar, Haxhiu na ofron një histori të shpifur. Ai përdor televizionin, editorialet dhe lajmet e rreme për të ndërtuar një fabul, ku e vërteta nuk ka vend. Ky është manuali i propagandës linçuese të Baton Haxhiut, që synon të devijojë vëmendjen e opinionit publik nga sfidat reale të futbollit dhe të Federatës. Baton Haxhiu bashkë me gazetarët e tij, përpiqet ta vendosin veten në qendër të skenës si kalorës që luftojnë për drejtësinë, ndërsa në të vërtetë, ata janë argatë të një grupi interesash të errëta, të cilët duan të kapin futbollin e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës nuk është një kështjellë e korrupsionit, siç përpiqet ta paraqesë Haxhiu. FFK si një organizatë jo-qeveritare është e integruar me të drejtat të plota në organizatat ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA nga të cilat edhe financohet tërësisht. Po ashtu FFK-ja i nënshtroheet edhe auditimeve të rregullta dhe strikte nga UEFA e FIFA. E për shkak të akuzave të fabrikuara nga ky grup që tani përfaqësohet nga Baton Haxhiu, FFK-ja i është nënshtruar edhe disa proceseve hetimore nga organet e rendit dhe ligjit në Kosovë dhe që janë hedhur poshtë me vendime të plotfuqishme.

FFK së bashku me klubet si anëtar më të ri në pjesëmarrje të kompeticioneve të UEFA-së padyshim që përballen me shumë sfida. Në vazhdimësi duhet angazhim e përmirësim konform praktikave më të mira të qeverisjes së mirë të UEFA-së. Kritikat dhe kërkesat për rezultate më të mira, këshillat për profesionalizëm dhe reformim të vazhdueshëm do të duhej të jenë të mirëseardhura dhe reflektuese edhe nga FFK, por fushata linquese dhe shpifjet e Baton Haxhiut, gazetarëve të tij dhe grupin që këta i shërbejnë nuk kanë lidhje me kritikat dhe opinionet qëllim mira. Kjo fabul moderne që Haxhiu po trillon, ka vetëm një qëllim: përmes fushatave dezinformuese ka për qëllim të dobësoj klubet, kombëtaren e Kosovës dhe Federatën, me tendencën për të kapur këtë fundit pastaj ai dhe grupi i tij.

E gjitha kjo propagandë ka një përfundim të thjeshtë: Baton Haxhiu është bërë vegël e një grupi që nuk ka interes për të ardhmen e futbollit në Kosovë, përkundrazi, synimi i tij është të dobësojë secilin që i qëndron në rrugë për të arritur kapjen e FFK-së. Ai përdor fjalën si armë, por arma e tij është e mbushur me të pavërteta, me dokumente të falsifikuara e publikime të ricikuara që kanë marrë epilog gjyqësor, dhe me një propagandë të pashembullt linquese, që synon të përbalt gjithçka që i del në rrugë ndërmarrjes të dyshuar kriminale që ai përfaqëson.

Baton Haxhiu nuk është as heroi dhe as martiri i kësaj historie. Ai është thjesht një figurë e re në grupin e vjetër e dyshuar kriminal që synon të dëmtojë sportin dhe integritetin e atyre që punojnë për të me qëllimin e vetëm, kapjen e institucionit të futbollit të Kosovës. Mund ta bëjnë edhe ligjërisht, askush nuk i ndalon, por duke qenë të paligjshëm kanë zgjedhur t’i përbaltin të gjithë që i dalin përpara. Le të mbyllim këtë kapitull me një të vërtetë të thjeshtë: kur dokumentet janë falsifikuar, narrativat e njejta riciklohen, dhe e vërteta sakrifikohet e manipulohet për interesa të ngushta, atëherë ka ardhur koha të flasim me fakte, dhe faktet e vërteta janë në anën time.

Tani, si çdo fabul që përpiqet të bëhet realitet, edhe kjo e Baton Haxhiut do të përfundojë një ditë, dhe kur të ndodhë kjo, të gjithë do të kuptojnë se edhe disa vendime gjyqësore të formës së prerë për shpifje e vepra të tjera penale do t’i shtohen CV-së së gazetarit me mbi 30 vite përvojë, Baton Haxhiut, gazetarëve të tij dhe ndërmarrjes së dyshuar kriminale që ai përfaqëson.

NGJARJE TË TJERA

spot_img