spot_img

Broja nis stërvitjen me Evertonin

spot_img

Armando Broja mund të cilësohet si një nga futbollistët më fatkeq në botë viteve të fundit dhe ende nuk po ngrihet në këmbë që pas dëmtimit të rëndë te Chelsea, në vitin 2022.

Sulmuesi kuqezi ende nuk është gati për klubin e tij, Everton, dhe për Kombëtaren shqiptare. Pasi mungoi për 274 ditë, problemet e tij vazhduan te Chelsea e te Fulhami.

Pak aktivizim te blutë e Londrës, thuajse aspak në ekipin tjetër kryeqytetas. Kalimi te Evertoni mund të quhet fat, pasi Ipswich e refuzoi, por fushën mund ta shohë ndoshta në gjysmën e dytë të nëntorit.

Lajmet nga Anglia janë që Broja ka nisur stërvitjen individuale në klubin në “Gudison Park”, ndonëse rikthimi në fushë duhet të presë.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, e deklaroi se sulmuesit i duhen edhe 5 javë, dhe mediat angleze shkruajnë se Evertoni ka si afat mesin e nëntorit.

Armando duhet të kthehet në stërvitje me ekipin, të fitojë formën me mundësi te skuadra U21 dhe pastaj të shohë mundësinë e aktivizimit në skuadrën e të rriturve në Premier Ligë.

Sa për kombëtaren, Broja do të veshë fanelën kuqezi vetëm në mars të vitit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon mbarë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img