spot_img

Millaku largohet nga LVV-ja, i bashkohet LDK-së – E presin Abdixhiku e Selmanaj

spot_img

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se “si një figurë e respektuar në Prizren dhe një deputete e mandatuar për dy herë, ajo na vjen si aset i rëndësishëm partiak, dhe si kuadër për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë”.

Ditë më parë nga Vetëvendosja janë larguar edhe dpeutetët Eman Rrahmani dhe Fisnik Korenica. Ata i janë bashkuar Listës për Familjen.

NGJARJE TË TJERA

spot_img