spot_img

‘Millennium Run’, nga 10 nëntori në Podgoricë/ Ja si mund të bëheni pjesë e garës

spot_img

Nën moton “Podgorica Vrapon”, do të startojë edhe këtë vit edicioni i katërt i ‘Millennium Run’ në Podgoricë, të Malit të Zi.

Eventi sportiv, i vlefshëm për cdo kategori moshe, do të nisë më 9 nëntor me garën për fëmijë, të përshtatur për grupmoshat e tyre, me distanca që variojnë nga 200 deri në 800 metra.

Gara do të kulmojë më 10 nëntor, ku pjesëmarrësit do të konkurrojnë në disiplina që përfshijnë 5 km, 10 km, gjysmë maratonën prej 21.1 km, dhe maratonën ikonike prej 42.2 km.

Igor Majer, organizatori i garës dhe themeluesi i Akademisë Multisport Mayer, ftoi pjesëmarrësit nga rajoni dhe më gjerë të bashkohen në këtë festë sportive, sic preferon ai të quajë këtë maratonë vrapi.

“Pavarësisht nëse jeni fillestar apo atlet profesionist, Millennium Run në Podgoricë është mundësia perfekte për të testuar qëndrueshmërinë tuaj, për të shijuar vrapimin në zemër të kryeqytetit të Malit të Zi dhe për t’u bërë pjesë e një ekipi të madh që ndan të njëjtën pasion.”- tha Majer.

Regjistrimet për Millennium Run janë të hapura deri më 1 nëntor, dhe të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen nëpërmjet faqes zyrtare:.LINK

NGJARJE TË TJERA

spot_img