spot_img

Man United e largon nga puna Fergusonin

spot_img

Sir Alex Ferguson do të tërhiqet nga detyrat e tij si ambasador i Manchester United në fund të këtij sezoni.

Ferguson ka marrë një shumë prej disa miliona eurosh nga United që nga dalja e tij në pension si trajner në vitin 2013.

Gjatë kësaj periudhe, 82-vjeçari ka shërbyer si ambasador global dhe drejtor i klubit. Ai ka qenë një shikues i rregullt në ndeshje dhe ka pasur një vend në tribunën e drejtorëve.

Burime nga klubi thonë se Ferguson, menaxheri më i suksesshëm i United-it falë 13 titujve të Premier League, dy Ligave të Kampionëve, pesë FA Cup dhe katër Kupave të Ligës ndër të tjera, do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Old Trafford, dhe vendimi është marrë në mënyrë miqësore pas një bisede të drejtpërdrejtë midis skocezit dhe bashkë-pronarit Sir Jim Ratcliffe javën e kaluar.

Megjithatë, kjo ndodh pasi Ratcliffe po kërkon të ulë kostot për të investuar më shumë para në skuadër.

Më shumë se 250 punonjës janë larguar nga puna, në një veprim që pritet të kursejë rreth 10 milionë paund në vit për klubin.

Muajin e kaluar, United njoftoi një humbje neto prej 113 milionë paundësh. Dihet që kjo shifër është afër kufirit të humbjeve prej 115 milionë paundësh për tre vite në Premier League, edhe pse klubi ka deklaruar se është i përkushtuar për të respektuar rregullat.

United aktualisht ndodhet në vendin e 14-të në Premier League dhe trajneri Erik ten Hag vazhdon të mbajë detyrën para ndeshjes së së shtunës kundër Brentford, pavarësisht spekulimeve intensive mbi të ardhmen e tij.

NGJARJE TË TJERA

spot_img